
Zbardhen detajet nga protesta e opozitës nesër në bulevard. Teksa 20 shkurti shënon rrëzimin e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, opozita do të dalë në protestë kundër qeverisë. Por ndryshe nga gjithë herët e tjera në këto vite, PD nuk do të ketë fizikisht Sali Berishën, i cili është në arrest shtëpie.
Sipas informacioneve, Berish ka vendosur që të jetë virtualisht i pranishëm, pasi do u drejtohet me një mesazh qytetarëve që kanë dalë të protestojnë. Pra pritet që ai të bëjë në lidhje online nesër pasdite.
“Sali Berisha e thirri protestën, Sali Berisha do ta udhëheqë protestën”, deklaroi Flamur Noka. Nga ana tjetër ai la të nënkuptohet se nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. I pyetur nëse do të jetë një protestë paqësore tha: “Protesta është protestë”.
Po ashtu do të shihet me interes nesër angazhimi i Ilir Metës, i cili këto kohë ka qenë i distancuar nga PD.
Lini një Përgjigje