
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka folur për bashkimin opozitar dhe krijimin e një Federate.
Ai tha se opozita vijon të punojë për bashkimin në mënyrë që të jetë një forcë alternative qeverisëse.
Duke komentuar mungesën e Bashës, Gështenja tha se dera për të vijon të mbetet e hapur.
“Prej gati dy vitesh opozita ka qenë e përçarë përballë kësaj mazhorance. Në dijeninë time janë ftuar të gjithë përfaqësues të partive për të qenë pjesë e kësaj tryeze. Në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë të gjitha forcat apo përfaqësuesit e partive politike opozitare.
Jam i rreshtuar në grupin parlamentar të PD. Kjo ka qenë një strategji e qartë e të gjithë grupit parlamentar dhe e gjithë opozita ka punuar gjatë për të pasur një forcë alternative qeverisëse nesër. Historinë dhe debatin e përçarjes e kam lënë pas. Data 20 shkurt është një datë simbolike, kemi qenë në terren për të sensibilizuar qytetarët të jenë pjesë të kësaj proteste. Dhe gjithë ky kontribut nuk mbaron këtu. 20 shkurti është fillimi i rrugëtimit tonë për të shkuar në zgjedhjet e 2025. Për zotin Basha në dijeni time ka pasur ftesë për t’ju bashkuar kësaj tryeze, pra është e hapur. Le t’ja lëmë kohës. Tryeza ka lënë një derë të hapur për të gjithë faktorët opozitar përballë kësaj mazhorancë, jo vetëm për zotin Basha. Ka qenë dora e shtrirë për këdo”, tha ai në një intervistë për ABC News.
Lini një Përgjigje