TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 12:45

Ardhja e Zelenskit në Tiranë, blindohet Shqipëria; mbërrijnë raketat e fundit ‘Patriot’

Shkruar nga Pamfleti

 

Ardhja e Zelenskit në Tiranë, blindohet Shqipëria;
Edi Rama dhe Volodimir Zelensky /

Shqipëria ka zënë vendin e Polonisë dhe vendeve balltike, për të qenë mbështetja e parë për Ukrainën, në rezistencën ndaj Rusisë...

Shqipëria ka hyrë në ‘syrin e ciklonit’ të luftës në Ukrainë, pasi Baza e Kuçovës, pritet të jetë njësi taktike luftarake për ndihmën e ushtrisë ukrainase.

SHBA ka marrë një vendim të ditëve të fundit, që të shmangë Poloninë dhe vendet Balltike që të bëhen një ‘casuss belli’ i Vladimir Putinit.

Qëndrimi i carit të Kremlinit për kërcënuar me riaktivizimin e bazës bërthamore të Kaliningradit, i ka detyruar SHBA të ndërmarrë një plan B të shpejtë, ku, e gjithë lëvizja taktike e ndihmës së Ukrainës do të përqëndrohet nga Shqipëria. E cila ndodhet krejt afër komandës Jugore të NATO-s së bashku me infrastrukturën e saj, dhe nuk përfshin apo shkakton problem politik në vendet ku vepron, pasi në Shqipëri, nuk ka kush ta kundërshtojë aksionin ushtarak pro Ukrainës.

E si e tillë, Shqipëria, me shpejtësi është përgatitur si një zonë lufte në kuptimin e plotë të fjalës.

Hapësira ajrore shqiptare është blinduar me mbrojtje të fjalës së fundit, ku kanë mbërritur edhe prodhimet më të azhornuara të ‘Patriot’ që u rishikuan pas goditjes së dronëve iranianë dhe raketave ruse në Ukrainë.

Ndërkaq, një rrjet thuajse i njëjtë me atë që ndërtoi Enver Hoxha me artileri konvencionale do të intalohet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Homologet e të famshmëve obuzë sovjetikë, që janë topa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, janë rrugës nga Britania e Madhe.

‘Pamfleti’ ishte media e parë që publikoi faktin, e siç mësohet do të vijnë edhe një sërë obuzësh që janë në magazinat egjiptiane dhe saudite, të cilat i kanë zëvendësuar me një artileri të gjeneratës së re.

Ministria e Mbrojtjes, ka disa kohë që po mban takime me ish-ushtarakë të cilët janë marrë me artilerinë, madje ka nisur edhe trajnimi i një pjesë nënoficerësh për të rikthyer në përdorim këtë artileri.

Ndërkaq, ajo që e ka bërë bazën e Kuçovës aq të pëlqyeshme për amerikanët, janë infrastruktura e tuneleve, që pengon çdo mundësi të ndonjë blitzkrieg-u që mund të kryejë Putin për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën ajrore që do të vendoset në Kuçovë. Ndërkaq, sulmet e tjera taktike që vijnë si një flurudhë normale e që kapen nga radarët, jo vetëm nuk kanë mundësi të kalojnë, por edhe kanë pengesën e parë që është Mali i Tomorrit.

Në Tiranë mbahet më 28 shkurt, Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, nën prezencën e Presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski. I cili ka dërguar që tani krerët e ushtrisë në Kuçovë, që është kthyer në një vend ku nuk kalon as miza. Është mbushur me postblloqe policie e pamje satelitore, sa asnjë turist nuk mund të kalojë në rrugën e bazës.

Realisht, Shqipëria ka zënë vendin e Polonisë dhe vendeve balltike, për të qenë mbështetja e parë për Ukrainën, në rezistencën ndaj Rusisë.

Po a rrezikohet vendi ynë në këtë ndërmarrjeje?

Natyrisht që është i pari, duke pasur parasysh që Rusia, në Ballkan ka një prapavijë logjistike ushtarake të përgatitur prej kohësh.

Armët që Serbia ka marrë nga Rusia, nuk janë gjë tjetër veçse një mbështetje për një luftë të mundshme, pra është një bazë ruse në kuptimin e plotë të fjalës. Por është një bazë që me një zjarr të shpejt të NATO-s edhe mund të shuhet në moment.

Po sikur lufta të jetë bërthamore apo pjesërisht bërthamore?

Këtu është vërtet një diskutim tjetër, e në të jemi ne të rrezikuarit e parë. Po pse nuk e përgatit qeveria popullin për një rrezik të tillë? Ky është realisht debati që ja vlen të hapet! /Pamfleti

 

zelenski blindohet shqipëria tirana raketa patriot rusia

Lini një Përgjigje