TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 10:42

PS vendos: Marrëveshja për emigrantët dhe Amnistia Penale kalojnë të enjten në Kuvend për votim

Shkruar nga Pamfleti
PS vendos: Marrëveshja për emigrantët dhe Amnistia Penale
Mblidhja e Grupit të PS

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se në seancën e ditës së enjtes do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët.

Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

 

mblidhja e grupit të ps marrëveshja për emigrantët

Lini një Përgjigje