
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ishte në Durrës për të ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit. Vokshi tha, se vendi po shpopullohet për shkak të varfërisë.
Kyetarja e Forumit të Gruas Demokratike, Albana Vokshi, zhvilloi një takim me gra dhe të rinj në Durrës, të cilëve u bëri thirrije për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.
Teksa renditi skandalet e qeverisë Rama, Vokshi u shpreh se fshatrat dhe qytetet po shpopullohen për shkak të varfërisë.
Vokshi tha se 20 shkurti do të jetë një datë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
I pranishëm në takim ishte dhe kryetari i PD në Durrës, Dritan Burgia, i cili u kërkoi të rinjve të bëhen bashkë dhe të ftojnë miqtë për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.
Lini një Përgjigje