TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2024, 21:53

Protesta e 20 shkurtit, Salianji: Tubimi do jetë masiv dhe do vendosë për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 20 shkurtit, Salianji: Tubimi do jetë masiv dhe do vendosë

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se protesta e 20 shkurtit e thirrur nga Sali Berisha do të jetë masive.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Salianji theksoi se mund të jetë pengesë që lideri demokrat ndodhet në izolim, por megjithatë protesta do të jetë masive.

Mes tjerash ai hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit ka keqpërdorur protestat e mëparshme.

“Protesta do të jetë masive. Janë duke u përgjigjur me sinqeritet. Ish-drejtuesi i opozitës i ka keqpërdorur protestat e mëparshme dhe ka devijuar nga qëllimi i tyre. Dhe pse Berisha është në ‘arrest shtëpie’, protestat do të funksionojnë pa dyshim. Mund të jetë një pengesë që lideri më i votuar në opozitë është i izoluar, por kjo nuk është asnjë pengesë për ta bërë masive protestën”, tha Salianji.

 

protesta 20 shkurt salianji te ardhme

Lini një Përgjigje