TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2024, 20:46

Tubimi i 20 shkurtit, Blushi: Opozita u tentua të asgjesohet, këtë e thotë drejtësia amerikane

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i 20 shkurtit, Blushi: Opozita u tentua të asgjesohet,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për 20 shkurtin, dita kur Sali Berisha ka thirrur protestë.

Blushi theksoi se opozita do të jetë në shesh për shkak se vendi është në situatën më dramatike që ka qenë ndonjëherë.

Sipas tij vendi jonë është i kapur nga qeveria dhe i kapluar nga korrupsioni, gjë që sipas Blushit është faktuar dhe nga ndërkombëtarët.

“Opozita është në shesh sepse në vlerësimin tonë, vendi është në situatën më dramatike që ka qenë ndonjëherë. Së dyti, kemi një sërë faktorësh që jemi në këtë konflikt, së pari sepse premtimi për 300 mijë vende pune ka dëbuar rreth 740 mijë shqiptarë, sepse opozita në vend është tentuar të asgjësohet, kemi një korrupsion të faktuar ndërkombëtar, këtë e thotë drejtësia amerikane. Lexoni akt-akuzën e drejtësisë amerikane, 14 herë Edi Rama. Vendi është rrëmbyer me forcë nga qeveria. Ana tjetër që është më e rëndë është situata ekonomike në vend”, tha Blushi në Euronews Albania.

 

tubimi 20 shkurt blushi opozita asgjesim

Lini një Përgjigje