TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2024, 19:45

Berisha sulmon SPAK-un nga dritarja e banesës: Drejtësia e kontrolluar nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon SPAK-un nga dritarja e banesës: Drejtësia e kontrolluar

Ish kryeministri Sali Berisha në protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të tij është shprehur se do qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë.

Berisha ka sulmuar gjithashtu SPAK-un teksa tha se drejtësia është e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që don.

"Një lloj si në diktaturë ka vendosur nën kontroll të plotë dhe total, atë që e quajtën drejtësi të re, drejtësinë e krimit, drejtësinë e turpit, shëmtimë më të madhe, monstrën më të madhe pas rilindjes, që ka krijuar rilindja.

Drejtësinë që e kontrollon në çdo qelizë, Edi Rama. Ka vetëm një rrugë, revolta popullore, revolta qytetare. Të ju pyes unë ju?

A nuk i kapëm hajdutët me presh në dorë, duke vjedhur vota në dosjen 339-184. A nuk po flisnin banditët për vjedhje votash, a nuk po jepnin urdhër për vjedhje votash, nga Edi Rama tek Vangjush Dako. Më thoni, a ekziston një akuzë nga skapi i partisë për këta kriminelë elektoralë? Atëherë çfarë mbetet për ne? Mbetet revolta, revolta, revolta dhe vetëm revolta.

Ose ne duhet të votojmë të lirë dhe qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë që duan, ose duhet të jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Ai që prek votën duhet të marrë atë që meriton. Çdo qytetar që varfërohet, që i shkatërrohet vendi i punës, që i ikin fëmijët nga vendi për shkak të pamundësisë ekonomike, varfërisë, skamjes, sepse vidhet, vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët, pret që drejtësia ta mbrojë. Po çfarë ndodh? Drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, merr llokmat dhe bën drejtësi me porosi, për atë që i thotë dhe atë që don", tha Berisha.

 

berisha spak

Lini një Përgjigje