TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shkurt 2024, 14:57

Bardhi nga Korça: Përçarja, përgjegjësi e Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi nga Korça: Përçarja, përgjegjësi e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi u kanë bërë thirrje qytetarëve korçarë të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga PD në datën 20 shkurt.

Duke iu referuar kreut të PD Lulzim Bashës, Bardhi shprehet se ai është përgjegjës për përçarjen më shumë se dy vite.

“Ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD dhe të opozitës, si premisa kërkesa dëshira që vinte nga çdo anëtar dhe simpatizant i PD. Unë jam i bindur se edhe ju ndani të njëjtën mendim që ndoshta për gabimet e lidershipit me përçarjen tonë ne jua shtuam vështirësitë”, tha Bardhi.

Pas bashkimit me Rithemelimin dhe zyrtarizimit të premten të Federatës pa Lulzim Bashën, Bardhi u shpreh se është koha që opozita të nisë fushatën.

“Nëse ne nisemi punë që sot, derë më derë, fshat më fshat, qytet me qytet dhe nëse arrijmë të fitojmë besimin e qytetarëve, PD, opozita e bashkuar duhet dhe do të jetë fituese në 2025”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje