
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar takime me bazën në Kavajë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e 20 shkurtit.
Salianji i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në aksionin politik.
“Në çdo lagje, qytetarët e Kavajës janë gati t'i tregojnë rilindjes në çdo moment forcën e njerëzve të lirë e të papërkulur.
Siç e ndalëm qeverinë në zgjedhjet e fundit, do të qëndrojmë të bashkuar për Kavajën e Shqipërinë në aksionin e madh politik që nis të martën, me 20 shkurt, para Kryeministrisë”, ka shkruar Salianji.
Lini një Përgjigje