
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, i është përgjigjur deklaratave të deputetit socialist Toni Gogu.
Kulluri foli për dënimin e McGonigal, duke sqaruar se ajo nuk është një çështje e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
“Partia Demokratike ka denoncuar me kohë tentativat e Ramës përmes McGonigal për të ndërhyrë në punën e organeve ligjzbatuese amerikane. Koha tregoi se Partia Demokratike kishte të drejtë sa kohë vendimi i djeshëm i gjykatës ndaj McGonigal është fakt.
Zëdhënësit dhe zëdhënëset e Ramës duhet të kuptojnë se shefi i tyre ka kaluar disa vija të kuqe përmes korruptimit të një ish zyrtari të FBI! Dhe as ky nuk është një problem i PD apo i Bashës! Por nëse mendojnë që “dajaku i shefit” në asamblenë e PS mund të zbutet duke u bërë mburojë e tij, gabojnë keq. Vendimet e gjykatave dhe verdikti i hetuesve qëndrojnë mbi retorikën e shërbëtorëve të Ramës”, ka shkruar Kulluri në reagimin e tij.
Lini një Përgjigje