TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2024, 19:38

Rama gjen kohë në Mynih të kritikojë BE-në: Kemi traumë, organizuam dasmën dhe nusja nuk erdhi kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Rama gjen kohë në Mynih të kritikojë BE-në: Kemi

Në konferencën e Mynihut, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për integrimin europian të Shqipërisë.

Duke folur për një datë të mundshme lidhur për integrimin, Rama ironizoi duke thënë se prej shumë kohësh shqiptarët presin pa ndodhur gjë.

Sipas kryeministrit, më parë duhen përmbushur të gjitha detyrat për të arritur standartet e kërkuara.

“Nuk duhen menduar këto data sepse kam kaluar një traumë me këto data, organizime dasmash, por nusja nuk erdhi kurrë. Na erdhi vetëm një letër nga raporti i progresit që na thoshte iu dashurojmë. Asnjë datë! Së pari nuk ka të bëjë me ta por me ne. S’ka pse të ketë nxitim.

Nuk po kërkojmë të hyjmë aty, kërkojmë nisjen e bisedimeve sepse duam të mësojmë. Negociatat janë transferimi më produktiv i njohurive që një vend mund të marrë në këtë planet për t’u shndërruar në institucione funksionuese. Duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe të bëjmë vendet tona si vendet anëtare.

Është edhe ana tjetër e medaljes. Mënyra se si procesi është i konceptuar nuk do të funksionojë. Kur nis të flasësh, do të thotë je i fejuar por s’je i martuar. Ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si kjo marrëdhënie do të zhvillohet. Që do të thotë do të jetë midis gjithçka dhe asgjë dhe anëtarësimit të plotë. Janë 27 dhe mezi vendosin imagjino edhe 6 nga Ballkani”, tha Rama.

edi rama bashkimi europian

Lini një Përgjigje