TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2024, 17:45

PS nis presionin ndaj SPAK? Gogu: Çështja “McGonigal” nuk ka pse të interferojë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

PS nis presionin ndaj SPAK? Gogu: Çështja “McGonigal”

Socialistë kanë filluar të ushtrojnë presion dhe t’i dërgojnë mesazh SPAK-ut se Shqipëria nuk ka lidhje me skandalin e McGonigal.

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se dënimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charls McGonigal, nuk mund të interferojë në Shqipëri. McGonigal u dënua me 26 muaj burg për 225 mijë dollarë që ai mori nga shqiptaro-amerikani, Agron Neza, teksa doli në pah dhe skandali i hetimeve për PD. Gogu ju përgjigj me atë rast dhe Lulzim Bashës.

Mua më vjen mirë që i ka ardhur zëri z.Basha sa i përket drejtësisë amerikane, pasi kam përshtypjen se duhet të ketë ca hesape për të larë me ta. Çështja McGonigal është çështje amerikane pavarësisht se një pjesë e veprimtarisë është zhvilluar në vendin tonë. Është një çështje që ka ndodhur nën juridiksionin amerikan, ndërkohë këtu agjencitë tona ligjzbatuese kanë bërë veprimet. Nuk besoj që kur një zyrtar amerikan shkel ligjin e vendit të tij në një vend të huaj, nuk mund të ketë reperkusione për qytetarë të vendit tonë”, tha Gogu.

 

Lini një Përgjigje