TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2024, 15:29

Spiropali i përgjigjet Lulzim Bashës: Me paratë ruse financoi çadrën e lirisë dhe damkosi PD-në!

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali i përgjigjet Lulzim Bashës: Me paratë ruse financoi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj deklaratave të Lulzim Bashës për përfshirjen e McGonigal në aferën e inceneratorëve.

Spiropali e ironizon Bashën si të përgjumur dhe që jeton në një realitet paralel.

“Lulëzimin e paska zgjuar nga gjumi ëndrra e Saliut se “bomba McGonigal” në Amerikë do hidhte në erë “regjimin monist” të Edi Ramës në Tiranë!

Por halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja! Kështu, teksa Saliu u mbajt fort të mos binte nga ballkoni, kur “regjimi monist” i Tiranës në vend të bombës imagjinare mikpriti vetë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Lulëzimi u ngrit nga krevati për të thënë se gjykata amerikane e paskësh dënuar sipas tij Mc Gonigalin, duke e fajësuar se ka dashur të nxijë për llogari të Edi Ramës faqen e bardhë të bukuranit Lul”, shkruan Spiropali.

Ndërkohë ministrja e akuzon kreun e opozitës se me paratë ruse ka financuar atë që njihej si “çadra e lirisë”.

Sipas saj, Basha nuk do të shpëtojë dot nga pazari që ka bërë në dëm të Shqipërisë.

“Paratë ruse me të cilat financove çadrën e lirisë dhe e damkose PD-në në raportet serioze amerikane ishin para ruse, janë para ruse dhe do të mbeten para ruse!

S’ka ëndërr që të shpëton nga hija e atij pazari të pisët në dëm të Shqipërisë dhe s’ka shqiptar që të beson më kur zgjohesh nga gjumi.

Prandaj kthehu në anën tjetër e vazhdo fli dhe rrofsh që kur zgjohesh na bën për të qeshur, edhe pse demokratët i bën për të qarë kur u kujton se sa gjatë i mbajte peng në realitetin tënd paralel”, përfundon reagimin e saj Spiropali.

elisa spiropali lulzim basha

Lini një Përgjigje