
Bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur për qeverisjet me koalicione të mëdha, duke i quajtur të dështuara.
Sipas Gjiknurit qëndrueshmëria e një qeverie është shumë më e vështirë të arrihet dhe të ruhet në koalicion.
Deputeti ka shpjeguar se dështimin e këtyre qeverisje e kemi parë në shumë vende të Europës.
“Ndonjëherë koalicionet shërbejnë si ingredientë të rrënimit të qeverisjes, për arsye të parcelizimit. Ky është një problem edhe i vendeve më të zhvilluara se vërtet do bësh kompromise, por bëhet qeverisja jo efikase. Efikasitetin në qeverisje duhet ta shikojmë në qëndrueshmërinë e një qeverisje. Ke vendimmarrje të rëndësishme që nëse parcelizohet për interesa grupimesh politike nuk ecet përpara. Unë do jap shembuj të Evropës perëndimore, që qeverisjet me koalicione të gjera janë të dështuara”, tha Damian Gjiknuri në Euronews.
Lini një Përgjigje