TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 22:12

Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi: Shqipëria vetëm një zonë zgjedhore, mos të humbasin votat

Shkruar nga Pamfleti

Reforma zgjedhore, Dashamir Shehi: Shqipëria vetëm një zonë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, duke folur lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, tha se sistemi aktual nuk është i përshtatshëm.

Sipas Shehit, Shqipëria duhet të ketë vetëm një zonë elektorale.

Deputeti ka sqaruar se duke qenë vend i vogël, ndarja në shumë zona elektorale bën që të humbasë vota e qytetarëve.

“Në radhë të parë sistemi vet, produkti politik i sistemit duhet të jetë i ndryshëm nga ky që është sot. Mua nuk më pëlqen. Është një vend i vogël që ndahet në 12 njësi administrative, kolegje elektorale, por ti vendosnim emrin europian, a thua se jemi vend i madh.

Ta thjeshtojmë këtë skemë e të bëjmë 3-4. Kushtetuta na e lejon për të mirë të shqiptarëve. Shqiptarët do të përfitonin që vota që kanë votuar të mos u humbasë. Kjo është e thjeshtë nuk kërkon filozofi të madhe”, tha Dashamir Shehi në Euronews.

dashamir shehi reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje