
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, i është kundërpërgjigjur Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali lidhur me vizitën e Blinken në Tiranë dhe aferës “McGonigal”.
Pampuri thotë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit po përdoret për të larguar vëmendjen nga afera korruptive e Edi Ramës.
“Elisa në botën e doganave paska përdorur sot Sekretarin Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal kundër Lulzim Bashës” thotë Pampuri ndër të tjera.
Nënkryetarja e PD-së thotë se është e turpshme të keqpërdoret miku dhe aleati strategjik i Shqipërisë.
“Elisa, mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja siç e përdorët Shtëpinë e Bardhë kur i çuat Sajmir Tahirin, kokën e trafikut të drogës në Shqipëri. Përrallat me para ruse nxorën kokën e Edi Ramës që sot në të gjithë botën tregohet me gisht si njeriu që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI për të sulmuar opozitën dhe kryetarin e PD. Paratë ruse përfunduan në xhepat e McGonigal, Elisë, së bashku me paratë e korrupsionit të Edi Ramës”, shkruan Pampuri në reagimin e saj.
Lini një Përgjigje