
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.
Sipas tij vendi ka një nevojë jetike për vendosjen e lirisë dhe drejtësisë në vend.
“Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptarët. PD u dëshmon atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqipërinë qytetarëve të saj. Ne do ja heqim një kaste që e ka shtrënguar me thonjtë e vet”, shkruan Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj shprehet se opozita nuk del në shesh për inat e as të udhëhequr nga urrejtja, por nga dashuria për dinjitetin njerëzor, nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë të rrezikuara sot.
“Sot nuk ka më ndërmjet!! O me Opozitën e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kundër Shqipërisë.
Protesta nuk fillon vetëm për ti treguar Edi Ramës vendin politik që meriton , cinike ta thuash por e vërtetë, ne do jemi aty edhe për ti dhënë atij vetë, mbështetësve të tij një Shqipëri më të mirë nga kjo që kemi sot.
Ne nuk dalim në shesh për inat as të udhëhequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerëzor, nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë kaq të rrezikuara sot. Ne e duam Shqipërinë demokraci jo autokraci”, ka shkruar deputeti.
Ndërsa thekson rëndësinë e kësaj proteste, ai shton se Partia Demokratike është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po aq sa ëndrra e tyre për t’u qeverisur ndershmërisht dhe me standarte demokratike.
Lini një Përgjigje