TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 08:25

"Vidhni kaq dhe vidhni aq", Berisha: SPAK ka biseda të Veliajt në WhatsApp për vjedhje tenderash

Shkruar nga Pamfleti
"Vidhni kaq dhe vidhni aq", Berisha: SPAK ka biseda të Veliajt
Erion Veliaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për korrupsion për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj në fjalën e tij nga dritarja për protestuesit pranë banesës së tij mbrëmjen e së dielës.

Berisha tha se e gjithë qeverisja është përfshirë nga korrupsioni, por SPAK nuk e heton.

“Prej më se 3 muajsh janë kapur të gjitha bisedat e firmës “5D” në grupin e Whatsapp. Në këto biseda Erion Veliaj jep urdhra të prerë: “Vidhni kaq dhe vidhni aq. Merrni kaq dhe merrni aq me tendera, bëni këtë dhe bëni atë”. Çfarë bën Damani? Është bërë avokat i tij. SKAP-i mbron krimet horror që këta qeveritarë kryejnë me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë” – tha Berisha.

Ai tha se qeveria angazhoi mafian për të goditur opozitën.

“Opozita u sulmua barbarisht si askund tjetër, mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare. Qeveria me në krye, kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të ishte pa opozitë.

Por të gjitha këto dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra e mijëra shqiptarë të cilët bashkohen me ju, me 20 shkurt për ti dhënë ndëshkimin e merituar atyre të cilët donin një Shqipëria pa opozitë, atyre të cilët asgjësuan çdo hapësirë për opozitën” – tha Berisha që akuzoi Ramën se ndan paratë me klane kriminale.

“Jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja. Sepse Edi Rama sikur të mos ekzistoni kërkon të përvetësojë miliarda me portin e Durrësit. Sepse Edi Rama ndërton 1 kilometër rrugë me 20-24 mln euro, ndërkohë që të tjerët e ndërtojnë me 1-2 milionë euro. Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit.

E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine. Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjendet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten” – tha Berisha.

veliaj spak

Lini një Përgjigje