TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 10:10

Protesta e opozitës më 20 Shkurt 'frikëson' qeverinë, Partia Socialiste mbledh Grupin Parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës më 20 Shkurt 'frikëson'
Partia Socialiste mbledh Grupin Parlamentar

Teksa opozita ka thirrur protestë ditën e nesërme, 20 Shkurt, Partia Socialiste do të mbledhë këtë të hënë Grupin Parlamentar.

Mësohet se takimi i radhës i socialistëve do të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Takimi do të nisë rreth orës 10:00, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh, që nga aktivizimi në komisionet parlamentare, apo dhe reforma zgjedhore.

Mbledhja në fjalë vjen një ditë para protestës së madhe të lajmëruar nga opozita që do të mbahet pasditen e së martës në Tiranë.

Nuk dihet nëse kjo protestë do të mbarojë brenda ditës apo do të vijojë.

20 Shkurti nuk është një datë rastësore, por është zgjedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi  në 20 shkurt të 90-ës është shembur busti.

Ai ka njësuar situatën e viteve 90 me situatën e sotme politike.

Thirrja për të marrë fëmijët në proteste tregon  shumë për skenarin e 20 shkurtit.

Dy ditë nga tubimi i thirrur  nga Rithemelimi, Gazment Bardhi siguroi që ajo do të jetë paqësore.

“Ftojmë qyetarët në protestë, qyetarë paqësorë ndaj bëra apel për të marrë me vete fëmijet dhe familjarët e tyre. Protesta sigurisht është formë reagimi dhe qyetarët do shprehin reagimet e tyre ndaj qeverise por reagimi nuk është as me porosi as skenar”, tha Bardhi.

Edhe ish deputeti demokrat Luçiano Boçi ka folur sot në lidhje me protestën e 20 shkurtit të organizuar nga opozita. Ai theksoi se protesta mbart revoltën qytetare mbi keqqeverisjen e mazhorancës.

“Është një protestë që në radhë të parë ka kauza qytetare, të mungesës së sigurisë, shëndetësisë, cilësisë në arsim, sigurisë sociale, të korrupsionit galopant, shpopullimit të popullsisë, sikundër ka edhe kauza politike”, tha ai.

I pyetur nëse Sali Berisha do të marrë pjesë në këtë protestë, ai nuk pranoi të jete shumë detaje konkerete.

“Unë vërtetë jam pjesë e zbulimit të këtyre kurioziteteve, duke qenë pjesë drejtuese e PD, por në ligjërimin tim politik nuk besoj që thelbësore dhe themelore është kurioziteti i vogël, ai që tërheq edhe vëmëndje”, tha ai duke kërkuar që fokusi duhet të jetë protesta dhe ftesa ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar asaj.

Sali Berisha është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla. 

Për këtë ai ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023.

Ai u shfaq në dyert e SPAK më 23 Janar 2024, për herë të parë në karrierën e tij politike.

Ndonëse ende nuk dihet forma e protestës së nesërme, Boçi njoftoi se nuk do të mungojë një komunikim i ish-liderit historik të PD, Sali Berisha, me qytetarët.

“Ka një moment shumë të rëndësishëm, vetë demokratët e duan zotin Berisha të jetë prezent fizikisht aty dhe kjo varet nga dinamika e protestës, por e rëndësishme është në fund fare që do të ketë një komunikim të zotit Berisha me qytetarët”, theksoi ai.

partia socialiste protesta e opozitës

Lini një Përgjigje