
Gazment Bardhi, i cili sot është bashkuar me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në Partinë Demokratike, nuk përgjigjet nëse ka ndryshuar mendim lidhur me akuzat që dikur bënte ndaj ish-kryeministrit.
Analisti Erl Murati e ka pyetur deputetin e PD nëse ka ndryshuar mendim për ish-kryeministrin Sali Berisha, referuar deklaratave të shkëmbyera mes të dyve gjatë të paktën 2 viteve të fundit.
Bardhi thotë në një intervistë për News 24, se bashkimi i tyre është për një interes madhor.
Murati: Keni ndryshuar mendim për Berishën kur 2 vite më parë keni thënë që nuk është në krye të opozitës për interesat e qytetarëve por për interesat e tij për të mbuluar vdekjet në rastet e Gërdesit.
Bardhi: Nuk jam në politikë për çfarë mendoj unë për zotin Berisha apo çfarë mendon ai për mua.
Pse duhet ta lidhim politikën me çfarë mendojmë ne për njëri tjetrin. Unë kam bërë betejë
Murati: Në politikë ka rëndësi koherenca
Bardhi: Jemi bërë bashkë për një interes më madhor siç është opozita funksionale.
Murati: Ju keni thënë që Berisha është në krye të PD për interesa personale sepse do të mbulojë tragjedinë e Gërdecit
Bardhi: Nuk e kam thënë tamam ashtu, kam thënë diçka të ngjashme.
Lini një Përgjigje