TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 07:32

Analisti: Berishës vetëm një kartë i ka mbetur tani për të mbijetuar!

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berishës vetëm një kartë i ka mbetur tani për
Sali Berisha

Analisti Lavdrim Lita i ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" tha se Sali Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit.

"Nëse nuk hiqni Berishën nga PD ju do hani bar, kështu ka thënë Kim. Në vendin tonë ka një valë anti amerikanizmi që sot përfaqësohet nga Berisha. I ka mbetur e vetmja kartë në publik për të ndjekur dhe mbijetuar në politikë", tha Lita.

Një përgjigje të ashpër pati për deputetin Bledion Nallbani që tashmë i është bashkuar Rithemelimit.

"Ju keni bërë Gaz Bardhin shef me 2000 vota. I gjithë grupi parlamentar e tradhtoi kryetarin e partisë se shkoi te Berisha", tha ai.

Ndërkohë deputeti Bledion Nallbati deklaroi se situata do të vazhdojë njësoj e mbase edhe do të përshkallëzojë në Kuvend.

"Ne ajo që kemi, beteja që kemi nisur në parlament nuk do të ndryshojë derisa kjo qeveri të eci me arrogancë për të ndaluar të drejtat e opozitës. Beteja do të përshkallëzohet. Do ta zbuloni me kohën. Unë shpresoj mos ti shihni..."

berisha

Lini një Përgjigje