
Ndërkohë që një pjesë e demokratëve kanë thirrur qytetarët në protestë pasditen e sotme, duke përdorur edhe simbolikën e 20 shkurtit të rrëzimit të bustit, Lulzim Basha përkujton simbolikën e kësaj dite.
Me mbështetësit e tij, ai ka organizuar një aktivitet për të kujtuar 20 shkurtin e 1991.
Basha u shpreh se kjo ditë ka një simbolikë që shkon përtej Partisë Demokratike.
“20 shkurti ka një simbolikë të madhe përtej PD-së, e cila kërkon të zbërthehet nga studiues të huaj dhe shqiptarë, mirëpres këtë aktivitet për ta zhveshur dhe ç’mitizuar 20 shkurtin dhe data të ngjashme. Frika ishte instrumenti i diktaturës ishte instrument ashtu si terrori. Emocionet që nisën me forcën me numra , që të mposhtin frikën dhe simbolin e frikës dhe ata që ruajnë simbolin e frikës. Dhe emocionet në përfundim të asaj dite të madhe kur bashkë me rrëzimin e shtatores njerëzit ndjenë një çlirim të jashtëzakonshëm. Kjo ndjesi, ky emocion, përjetim, njerëz që e kanë në kujtesë atë ngjarje sikur ndodhi dje. Ngjarje e 20 shkurtit jemi në gjendje t’i rrëfejmë minutë pas minute. Mposhtja e frikës është po aq e fortë sa frika. Është një nga instrumentet më të fuqishme të atyre që ushtojnë kontroll. Përmes frikës shkohet në regjime totalitare, në dhunë”, tha Basha.
Ndërkohë sipas kreut të demokratëve kjo është gjithashtu një ditë kur opozita duhet të hedhë një vëzhgim introspektiv.
“Me 21 shkurt apo 20 shkurt 92′ do ta kisha pasur vështirë të besoja se 30 e ca vite më vonë frika do të rikthehej si instrument i pushtetit, represioni do të rikthehej si instrument. Është e lehtë të drejtojmë gishtin tek kundërshtari politik e cila mbart barrën e rëndë të PPSH-së por edhe rekordet më të rënda të shkallmimit të shtetit ligjor dhe sundimit të vendit përmes propagandës jo vetëm nga sigurimi por përmes instrumenteve moderne nga dogana tek tatimet, KESH, Ujësjellësi dhe tek skema e patronazhimit elektoral. E kemi bërë dhe do ta bëjmë. Por detyra jonë është të bëjmë edhe një vëzhgim instrospektiv. Të jemi të drejtë me veten. Ata që e rrëzuan statujën e Enver Hoxhës ishin në masë mbështetës të opozitës, ishte një front i njerëzve kundër diktaturës”, shtoi kryedemokrati.
Lini një Përgjigje