TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 10:00

Rama u nis në Turqi për t'i raportuar Erdogan, Blinken “rikthehet” në Shqipëri: Shikoni drejt BE dhe luftoni korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti
Rama u nis në Turqi për t'i raportuar Erdogan, Blinken
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Teksa kryeministri Edi Rama është nisur drejt Truqisë për të takuar presidentin Erdogan për raportim siç 'Pamfleti' informoi ditën e djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar sërish për vizitën në Shqipëri.

Nuk dihet se ky reagim është koicindencë apo mesazh i koduar për Ramën, por Sekretari Amerikan i Shtetit në reagimin e tij thekson se Shqipëria 'duhet të shohë' drejt perëndimit për anëtarësimin në BE duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Më tej Blinken e ka cilësuar Shqipërinë si një partner të vjetër të SHBA dhe aleat të NATO-s.

“Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas u bashkua zv.Presidentja Kamala Harris, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e vendit drejt suksesit në Bashkimin Europian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë”, shkruan Blinken në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Secretary Antony Blinken (@secblinken)

 

Blinken foli edhe për takimet në Gjermani me liderë globalë në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në fokus, mbështetja për Ukrainën, përpjekje për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, si dhe u theksua angazhimi për sigurinë transatlantike.

“Në Mynih, u angazhova me liderë globalë për të nënvizuar mbështetjen tonë për Ukrainën, për të diskutuar punën tonë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë transatlantike. Unë iu bashkova ministrit të Jashtëm gjerman@abaerbock dhe ministri indian i Punëve të Jashtme @drs.jaishankar për një forum publik ku trajtuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Dhe në një takim të ministrave të jashtëm në periferi të konferencës, homologët e mi të G7 dhe unë dënuam ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. U larguam më të fortë dhe më të bashkuar për të përballuar sfidat e sotme.”, ka shkruar Sekretari Amerikan.

shqipëria blinken rama

Lini një Përgjigje