TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 10:02

A do të vazhdojë kaosi në Kuvend? Deputeti demokrat tregon skenarët dhe mundësinë e përshkallëzimit

Shkruar nga Pamfleti

A do të vazhdojë kaosi në Kuvend? Deputeti demokrat tregon

Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët prej muajsh krijojnë kaos gjatë seancave parlamentare, nuk do të heqin dorë nga skenarët e tyre.

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka treguar se situata për ta do të vijojë po njësoj, madje ka lënë të hapur edhe mundësinë e përshkallëzimit.

"Ne ajo që kemi, beteja që kemi nisur në parlament nuk do të ndryshojë derisa kjo qeveri të eci me arrogancë për të ndaluar të drejtat e opozitës. Beteja do të përshkallëzohet. Do ta zbuloni me kohën. Unë shpresoj mos ti shihni...", ka thënë Nallbati.

Duke folur lidhur me protestën e sotme, deputeti tha se qëllimi është t’i tregojnë Ramës se opozita ekziston.

Nallbati tha se do të përballen "dhëmbë për dhëmbë" me Ramën.

"Arsyet janë ekonomia, shpopullimi, siguria, shëndetësia, vjedhjet , korrupsionet, koncesionet. Arroganca e qeverisë, qoftë administrata në raport me qytetarët, qoftë në parlament. Siguria, shëndetësua, vjedhjet, ka 1001 arsye pse qytetarët duhet të protestojnë dhe të jenë nesër në shesh.".

"Do përballemi me ty dhëmbë për dhëmbë, këtë do t'i tregojmë Ramës nesër. Ka pasur një protestë në Korçë dhe Devoll, fermerë të të gjitha forcave dhe ata nuk kanë dashur që të kenë pjesëtarë të të gjithë krahëve të politikës. Se ne shikojmë protestat që bëhen në botë po atje ka sindikata. Plus populli e ka më të ndjeshëm instinktin e reagimit", ka thënë Nallbati në një intervistë për Report Tv.

partia demokratike bledion nallbati kuvend

Lini një Përgjigje