TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 12:18

Amnistia Penale, Majko: Të falim çdo vit në festën e Pavarësisë

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale, Majko: Të falim çdo vit në festën e

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka propozuar që Amnistia Penale të jetë e përvitshme.

Sipas tij ajo duhet të jepet çdo vit në festën e Pavarësisë.

“Për festën kombëtare të ketë çdo vit amnisti. Mendoj se amnistia e përvitshme nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës. Jemi të mëshirshëm ne dhe e bëjmë, nuk organizohemi ne mirë, nuk bëjmë kuorumin, shtyj të shtyjmë. Mendoj se këtë vit të bëhet një amnisti dhe të shikohet dhe amnisti tjetër për festat kombëtare që më pas të përcaktojë ritualin në vazhdim”, ka thënë Majko në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Amnistia Penale po diskutohet prej kohësh në komisione dhe mes palëve politike.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka dorëzuar një amendament i cili kërkon që të falen edhe protestuesit nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Propozimi i tyre është pranuar pjesërisht, pasi sipas mazhorancës nuk duhen falur ata protestues të cilët shkatërrojnë.

Për miratimin e Amnistisë Penale, mazhorancës i nevojiten 84 vota, ndaj dhe një konsensus me opozitën është i domosdoshëm.

 

pandeli majko amnistia penale

Lini një Përgjigje