Ditën e sotme do të mbahet protesta e opozitës para Kryeminsitrisë, pa Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Kjo është protesta e parë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’.
Berisha do të flasë përmes 'Skype' në protestë.Pëveç mungës së Berishës, në protestë nuk do të jetë as aleati i tij, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi ndodhen jashtë vendit për arsye personale, kanë bërë me dije mediat para protestës.
Ndërkohë në tubim do të jetë i pranishëm, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, deputeti Flamur Noka, dhe aleatët e tjerë opozitarë.
Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë.
Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.
Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Lini një Përgjigje