TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 15:31

Pas draftit për zonat e mbrojtura, PS tjetër lëshim oligarkëve; shtyn deri në vitin 2027 ligjin për investimet strategjike

Shkruar nga Pamfleti

Pas draftit për zonat e mbrojtura, PS tjetër lëshim

Mazhoranca u ka dhënë 3 vite kohë oligarkëve të vijojnë të zaptojnë ato pak zona që kanë mbetur pa u ndërtuar. Socialistë kanë vendosur që ligji për investimet strategjike të jetë në fuqi deri në vitin 2027.

I nisur si një masë e përkohshme, ligji për investimet strategjike duket se po kthehet në një vendim afatgjatë. Nismëtari, deputeti Eduart Shalsi i kërkoi sot Komisionit të Ekonomisë zgjatjen e afatit deri dhjetor 2027, me argumentin se duhet të garantohet vijueshmëria e procesit.

Masa është e domosdoshme, e ritheksoj për të garantuar vijueshmërinë e procesit. Interesi i subjekteve vijon të jetë i lartë. Në total janë 88 projekte, 40 kanë përfituar statusin e investitorit strategji, 14 janë refuzuar si dhe 34 janë në proces shqyrtimi”, tha Shalsi.

Përveç zgjatjes së afatit, ligji parashikon edhe rritjen e vlerës së investimit, i cili do të nisë nga një minimum prej 50 mln euro si dhe një monitorim më të madh të kontratës.

Nëse ka një ligj, që s’ka asnjë të dhënë është pikërisht ligji i investimeve strategjike. Askush se di sa vende pune janë hapur. Unë kam bërë përpjekje titanike për të mësuar më shumë, por ka qenë e pamundur. Vetëm 3 investitor të huaj rezultojnë në këto investime. Ky është ligji me më pak transparencë dhe unë e shoh se do të lidhet me ligjin e zonave të mbrojtura”, tha Jorida Tabaku,.

Por edhe brenda mazhorancës ka pikëpyetje mbi këtë ligj, i cili ka nevojë për më shumë transparencë.

Përveç minimumit të investimit duhet të saktësohet edhe origjina e kompanive përfituese në off shore. Kjo nuk duhet të lihet mënjanë. Duhet vendosur si kush për të ofruar transparence”, tha Erjon Braçe.

Lini një Përgjigje