TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 19:24

Argita Malltezi sulmon Bashën nga protesta: Nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Argita Malltezi sulmon Bashën nga protesta: Nuk është

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, teksa tha se njerëzit e mbledhur në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë mund të qëndrojnë në shesh.

“Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh.

Sot fjala më e bukur mbahet nga i gjithë ky lum njerëzish dhe vullnetesh, që sot tregojnë që llumit mund t’i bëhet pritë, që historisë mund t’i ndryshohet rrjedha, që guximi shpërblehet”, tha Argita Malltezi.

E pyetur për mungesën e Lulzim Bashës dhe disa deputetëve të tjerë të PD në protestë, Malltezi tha se Basha nuk është përfaqësues i popullit opozitar por i pazareve me Edi Rama.

“Ai nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën. Dhe besoj që nuk ka shqiptar që nuk e ka këtë të qartë. Për deputetët e tjerë dera është e hapur”, u shpreh ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi u shpreh se nuk ka rëndësi se ku ndodhet kryeminisri por të rrëzohet sistemi që ai ka ngritur.

“Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”, theksoi Malltezi.

 

argita malltezi basha protesta sulm pazare edi rama

Lini një Përgjigje