TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 19:09

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Në protestën e sotme, të thirrur nga Rithemelimi është e pranishme edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Reporterët e kanë filmuar zonjën Tabaku teksa qëndron në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” ku janë vendosur protestuesit pasditen e 20 shkurtit.

Deri më tani, Tabaku ka qenë kryesisht e tërhequr nga aksionet e ndërmarra nga deputetet e grupimit të Sali Berishës. Deputetja është shprehur se iniciativat e opozitës i mbështet por se është kundër metodës së zgjedhur për të bojkotuar seancat plenare apo edhe për t’i pamundësuar ato.

 

Lini një Përgjigje