Pse kryeministri Edi Rama nuk reagoi për takimin me ministrin e Erdoganit? Çfarë kërkesash ju vunë në tavolinë?
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot një tjetër ultimatum nga “vëllai” i tij turk Rexhep Taip Erdogan, sa i takon ‘luftës’ ndaj personave dhe organizatave të lidhura me Fetullah Gylen.
Pasi presidenti turk ndërtoi spitalin në Fier dhe ndihmoi Ramën në fushatë, kryeministri i premtoi në këmbim shfarosjen e FETO në vendin tonë. Por Rama mbylli vetëm një kopsht dhe një gjimnaz, duke mos vijuar më tej, pas reagimit të ashpër të amerikanëve.
Kjo duket se e ka mërzitur sulltanin turk, i cili i ka dërguar tjetër selam kryeministrit shqiptar se gylenistët nuk duhet të lulëzojnë në Shqipëri.
Dje në Tiranë mbërriti ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Vizitën e parë ai e bëri te Xhamia e Namasgjasë në mes të Tiranës. Ajo që ra në sy është se nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i Komunitetit Mysliman.
Xhamia po ndërtohet nga një fondacion i lidhur me Erdogan, por presidenti turk akuzon krerët e KMSH si të lidhur me FETO dhe për këtë arsye inaugurimi i xhamisë është bllokuar prej vitesh. Mësohet se në takimet që ministri ka pasur me Igli Hasanin dhe Edi Ramën, ka ripërsëritur kërkesën që të merren masa ndaj kupolës së Komunitetit Mysliman. Kërkesë e vjetër kjo, por që është refuzuar deri tani nga qeveria shqiptare.
Po ashtu në takimet që ai pati nuk kanë munguar as kërkesat për të mbyllur organizatat, shkollat, spitalet dhe mediat që dyshohet se financohen nga Gylen. Kjo gjë u pranua nga vetë Fidan në konferencën që pati me homologun Hasani. "Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë", tha Hakan Fidan.
Por ajo që ka ngjallur pikëpyetje është se Rama nuk foli fare për takimin me ministrin turk. Vetë qeveria turke njoftoi se ata kanë pasur një takim në zyrën e kryeministrit, por Rama nuk reagoi fare. Për kryeministrin ishte më i rëndësishëm takimi me kreun e FIA sesa me ministrin turk. Çfarë i ka kërkuar vallë i dërguari i Erdogan që u tremb Rama? /Pamfleti
Bakanımız @HakanFidan, Tiran'da Arnavutluk Başbakanı Edi Rama tarafından kabul edildi.???????????????? pic.twitter.com/p3bViEg3Uv
— T.C. Dışişleri Bakanlığı (@TC_Disisleri) January 29, 2024
Lini një Përgjigje