Paralajmërimi është ky: Nëse qeveria i qëndron afatit për ti shpallur në muajin qershor, institucionet e BE nuk do ta njohin Census-in e bërë në Shqipëri, duke diktuar anulimin dhe përsëritjen nën mbikëqyrjen e tyre...
Censusi i zhvilluar në Shqipëri, duket një proces rutinë në çdo 10-12 vite; por për institucionet e BE që drejtojnë procesin e integrimit, realiteti dhe saktësia e numrit të popullatës, të dhënave ekonomike, treguesve të tjerë social e përbërjes së popullsisë, janë me shumë rëndësi.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Këshilli i Europës dhe EUROSTAT, kanë reaguar ndaj vendimit të INSTAT, për të publikuar të dhënat e Censusit në fund të muajit qershor 2024, kur ky proces është mbyllur më 15 nëntor 2023.
“Protokoll-Standardi 2010”, lidhur me afatin kohor që ka vendosur EUROSTAT për censuset në vendet jashtë BE, pëcakton si detyrim të çdo shteti, që të dhënat të publikohen brenda 1 muaji pasi mbyllet procesi.
Në Shqipëri, rezultatet e Censusit duheshin publikuar më 15 dhjetor 2023, po Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se do publikohen brenda muajit qershor 2024, me justifikimin se “evidentimi dhe përpunimi i të dhënave kërkon shumë kohë e teknikalitet”.
Drejtoresha INSTAT, nuk ka vendosur me mendjen e saj për shtyrjen 6 muaj të publikimit; por ka deklaruar urdhrin e dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka në vartësi direkte.
Skema e shtyrjes së afatit, është bërë për të zgjatur kohën e shpalljes së rezultatit, me qëllim falsifikimin e të dhënave që kanë dalë nga Censusi, duke regjistruar ato të dhëna që i interesojnë qeverisë dhe politikës personale të kryeministrit.
Ajo që i intereson shefit, është fshehja e numrit faktik të popullsisë, që është larguar nga vendi gjatë periudhës mes Censusit-2011 e Censusit-2023, ku numri më i madh prej afro 700 mijë persona, i përket 8 viteve të fundit që është në pushtet PS-ja.
Por pas deklaratës zyrtare, që drejtoresha e INSTAT bëri për shtyrjen e afatit të shpalljes së rezultateve të Census-it, kanë reaguar bashkërisht Këshilli i Evropës e EUROSTAT, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të mos vonojë publikimin e të dhënave.
Ata i ka vënë ultimatum kryeministrit Edi Rama, të urdhërojë INSTAT-in si strukturë e qeverisë, që të publikojë rezultatet e Census-it brenda datës 15 shkurt 2024, duke pasqyruar të dhënat faktike, sidomos numrin e popullsisë, përbërje-përqindjet pakicave dhe numrin e bizneseve.
Nëse Rama e refuzon këtë ultimatum të KiE e EUROSTAT, duke mos publikuar të dhënat brenda datës 15 shkurt, institucionet e BE, paralajmërojnë se Censusi nuk do njihet, ndërsa qeveria shqiptare, do detyrohet ta përsërisë këtë proces e do mbikëqyret prej tyre.
Si shembull, ata përmendin Census-in e bërë në Malin e Zi, ku procesi filloi më 3 dhjetor 2023, ndërsa rezultatet u shpallën më 3 janar 2024; pra, brenda 1 muaji.
Modeli dhe teknologjia e kryerjes Census-it nga Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, (MONSTAT), ishin të njëjta me modelin dhe teknologjinë që u përdor në Shqipëri; por me urdhër të Kryeministrit, INSTAT-i do t’i publikojë rezultatet në qershor 2024 me 6 muaj vonesë.
Siç duket, nuk i ka dalë shifra aq sa e ka deklaruar Babloku, për të fshehur largimin faktik të popullsisë; megjithëse INSTAT, pasi mori të dhënat e sistemit TIMS, regjistroi dhe 343 mijë shqiptarët emigrantë, që erdhën për festat e fund-vitit e ikën përsëri./Pamfleti
Lini një Përgjigje