TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 16:07

19 deputetë të përjashtuar, kërcënon opozita: Rama po na detyron të shkojmë te mosbindja civile

Shkruar nga Pamfleti

19 deputetë të përjashtuar, kërcënon opozita: Rama po

Partia Demokratike ka reaguar e revoltuar mbi vendimin që mori Komisioni i Etikës për të përjashtuar 19 deputetë. Më i ndëshkuari ishte Ervin Salianji, i cili u përjashtua me 20 ditë.

Ai doli në një konferencë për mediat, duke e cilësuar abuziv vendimin. Sipas tij, kjo është një luftë që po i shpall mazhoranca opozitës, teksa kërcënoi me mosbindje civile.  

Pasi e miratuan si deshën rregulloren e Kuvendit pa konsensus, patronazhistët e Ramës morën një tjetër vendim turpi. Nuk është në dëshirën e asnjë pale politike të përcaktojë kundërshtarin politike, ajo caktohet me vota dhe vota e ka caktuar. Të urresh parlamentin dhe opozitën është një akt tjetër që dëshmon mendësinë diktatoriale të Ramës. Vendimi i erdhi vetëm një orë para se të mblidhej komisioni i etikes. E konsiderojmë se shpallje lufte, ndaj se cilës do të përgatisim”, u shpreh Salinaji.

Sot, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë deputetin Ervin Salianji, ndërsa 18 deputetë të tjerë të opozitës janë lënë jashtë Kuvendit për 10 ditë. Përjashtimi i tyre vjen pas trazirave të shkaktuara në seancën e fundit plenare, si dhe për kaosin e shkaktuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Deputetët të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

Lini një Përgjigje