TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 16:12

Gjekmarkaj paralajmëron mazhorancën: Na jepni fjalën ose do të përshkallëzojmë reagimin

Shkruar nga Pamfleti

Gjekmarkaj paralajmëron mazhorancën: Na jepni fjalën ose do

Përjashtimi i 19 deputetëve nga punimet e Kuvedit ka sjellë reagimin e deputetit opozitar Agron Gjekmarkaj.

Ai ka thënë se kjo është diçka e paprecedent pasi asnjëherë më parë deputetët e opozitës nuk janë ndëshkuar kështu.

Gjekmarkaj thekson se arsyeja e veprimeve të opozitës është se kërkojnë një jetë parlamentare normale.

“Sapo e mora vesh ndëshkimin dhe është befasi. Parlamenti është shndërruar nga pikëpamja simbolike, po theren deputetët e opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë në 34 vite. Opozita ka reaguar në këtë mënyrë edhe më parë dhe nuk është ndëshkuar kështu. Opozita po reagon se është dhunuar në të drejtat e saj ekzistenciale, është ndëshkuar se ka kërkuar barazi me mazhorancën, kërkon transparencë, nuk po i jepet asnjë nga këto, e shtrëngon opozitën të ngrihet në protestë. Kjo është një strategji për ta lënë me shpatulla pas murit, duke e çuar në ekstremitet ndëshkimin e saj”, ka thënë Gjekmarkaj.

Demokrati ka thënë se opozita ka zgjedhur të luftojë e të përballet me mazhorancën. Mirëpo sipas tij mazhoranca duhet të ndërgjegjësohet pasi tensioni në parlament nuk i shërben asnjë pale. 

“Të lutemi për ndërgjegjësim të mazhorancës, nuk i duhet një tensionim e një parlament që funksion kështu, duam një parlament normal, dhe situata e parlamentit nuk është për fajin tonë.

Ndërkombëtarët kanë patur reagime për gjendjen ku është parlamenti, kanë shfaqur shqetësim, me gjuhën e tyre të koduar. Por cilat janë mundësitë tona? Ne do shfrytëzojmë çdo mundësi që të kthejmë parlamentin në normalitet, ne duam që 50 deputetë të kenë përfaqësuesin e tyre në komisionin e reformës zgjedhore, ne do reagojmë me ato që kemi në dispozicion, o përshkallëzimi i mëtejshëm o të kthehemi tek fuqia e fjalës”, ka thënë Gjekmarkaj në një intervistë për Top Channel.

Më herët sot, Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë deputetin Ervin Salianji, ndërsa 18 deputetë të tjerë të opozitës janë lënë jashtë Kuvendit për 10 ditë. Përjashtimi i tyre vjen pas trazirave të shkaktuara në seancën e fundit plenare, si dhe për kaosin e shkaktuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Deputetët të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

agron gjekmarkaj parlament

Lini një Përgjigje