TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 18:29

Bashkimi i demokratëve, Gjekmarkaj: Secili të ruajë identitetin, jemi në rrugën e drejtë

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi i demokratëve, Gjekmarkaj: Secili të ruajë identitetin,

Bashkimi i demokratëve mbetet një ndër kryefjalët e çështjeve opozitare por ku duket se nuk po gjehet një rrugë zgjidhje.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj thotë se secili prej grupeve brenda opozitës duhet të ruajë identitetin e vet edhe në rast të bashkimit.

Sipas tij ajo që duhet ti bashkojë është korniza e fortë e opozitarizmit e nëse kjo nuk ndodh atëhere duhen gjetur forma të tjera.

“Secili të ruajë identitetin e vet dhe të bashkohet në kornizën e fortë të opozitarizmit kundër qeverisë dhe këtij kryeministri”, propozoi Gjekmarkaj.

Sipas Gjekmarkajt sot secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta për rolin e votën brenda PD-së.

Megjithatë demokrati thotë se po shkohet drejt rrugës së drejtë pasi grupi ka dhënë prova se funksionon si një i tërë.

“Pjesa më e madhe e opozitës sot, si trup politike në tërësinë e vet funksionon e bashkuar. Unë nuk do doja të vazhdohej me ligjërimin etiketues apo që krijon emocione të forta ndarëse. Secili duhet të marrë përgjegjësi, të ndërgjegjësohet për rolin dhe për votën e demokratëve që duan një PD të bashkuar dhe të madhe. Realiteti është ky, por po shkohet në rrugë të mbarë ku grupi ka dhënë shembullin duke funksionuar si i bashkuar. Po kërkohen modalitete dhe forma që PD të bashkohet duke respektuar nuancat e veta, unë besoj që PD që njohim monolite nuk mund të jetë më e tillë, duhet të jetë e nuancave dhe autonomisë së brendshme pse jo parti e fraksioneve, ku secili të ruajë identitetin e vet dhe të bashkohet në kornizën e fortë të opozitarizmit kundër qeverisë dhe këtij kryeministri. Kjo do kohën e vet por jemi në rrugën e mbarë. Po shkojmë drejt disa konkluzioneve. Shpresojmë të gjejmë formulën e bashkëjetesës, nëse jo, besoj ky grup etiketohet si grup i Bardhit është mjaft cilësor, ka personazhe me potencial dhe intuitë politike, do ta gjej formën për të qenë i përfaqësuar nga demokratët”, u shpreh Gjekmarkaj në Top Channel.

agron gjekmarkaj demokratet

Lini një Përgjigje