TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 18:00

“Asnjë surprizë”, Bardhi: Kushtetuesja humbi mundësinë për të bërë drejtësi, pakti me Italinë cenon sigurinë e vendit!

Shkruar nga Pamfleti

“Asnjë surprizë”, Bardhi: Kushtetuesja humbi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se nuk ndihet i surpriza nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i dha dritën jeshile marrëveshje me Italinë për emigrantët.

Me anë të një reagimi në platformën “X”, Bardhi shkruan se Gjykata Kushtetuese humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Më tej ai shtoi se marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare.

Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GJK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur”, shkruan Bardhi.

bardhi

Lini një Përgjigje