TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 19:24

“Po luftoj për një nga fëmijët e mi”, Berisha paralajmëron Ramën: Unë jam halli jot më i madh!

Shkruar nga Pamfleti

“Po luftoj për një nga fëmijët e mi”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua sot protestës së opozitës përmes një video-konferencë që u transmetua para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë. 

Berisha u shpreh se sot opozita është e bashkuar dhe se është më e fortë se kurrë dhe se qëllimi i saj është largimi i kryeministrit Rama.

Ai shtoi gjithashtu se po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo ato biologji, por për pluralizmin, që siç tha ai, e sollën në jetë 33 vite më parë.

Më i fortë se kurrë është mesazhi jonë: se opozita do të fitojë. Rroftë opozita! Shqipëria do të fitojë sepse sot beson! Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite. Sot është rikthimi i PD sepse fituam kundër një agresioni që na u bë.

Sot është rikthimi i Shqipërisë sepse me bashkimin tuaj, ka ndezur besimin te të gjithë shqiptarët. Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohet, vetë fati dhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tonë.

Historia u përsërit sot, ndaj PD ka fituar, sepse kur shqiptarët na shohin bashkë pas konflikteve tona të brendshme, kaq shumë në numër, besimi rikthehet në çdo shtëpi.

Sali Berisha nuk ka halle, por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës. Sot unë luftoj njësoj si ju, për opozitën e vërtetë, kundër korrupsionit dhe interesin kombëtar.

Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo biologjik, por për fëmijën që së bashku sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik të Shqipërisë”, tha Berisha ndër të tjera.

berisha

Lini një Përgjigje