Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi është fotografuar i maskuar me kapuç mes turmës në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë, në një përpjekje të dukshme për të shmangur vëmendjen publike dhe kamerat.
Roshi është pozicionuar pas rreshtave të parë, duke ndjekur nga afër zhvillimet e takimit.
Por më shumë se prania e tij fizike, ajo që ka habitur është fakti se Roshi, dikur kundërshtar politik i Berishës, tani është vendosur në qendër të fushatës së PD-së në Kavajë.
Ish kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi tërhoqi vëmendjen pasi është përfshirë në fushatë për kushëririn e tij Elton Roshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga PD.
Më 6 prill, ish- kryebashkiaku socialist postoi në rrjete sociale posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, që kandidon si pjesë listë së hapur në Tiranë të partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e bashkisë së Kavajës.
Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.
Ky kalim është komentuar edhe nga kreu i PS, Edi Rama.
Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
Lini një Përgjigje