
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, lidhur me atë se çfarë po ndodh me Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Referuar vëmendjes që tërhoqi Ilir Vrenozi, një personazh i njohur në rrjetet sociale, që refuzoi një takim me Edi Ramën dhe më pas u shfaq duke konsumuar një kafe me Sali Berishën, dhe më pas përshëndeti edhe një takim elektoral të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në Korçë, Kokalari shkruan se është pa fjalë.
“Brenda 24 orësh, PD-ja kaloi nga identifikimi me LaCivitën tek identifikimi me vulgaritetin e Vrenozit.
Jam pa fjalë!!”, shkruan Kokalari.
Aktivistja shqiptaro-amerikane është shfaqur mjaft kritike ndaj Sali Berishës dhe disa personazheve të tjerë në PD, të cilët i akuzon se janë në pazare me Kryeministrin Edi Rama dhe po i falin pushtetin në tavolinë, falë marrëveshjeve që kanë me të.
Lini një Përgjigje