TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 19:08

‘Kemi epërsi të madhe ndaj Ramës”, Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisë sime vendoset minimumi jetik 200 euro

Shkruar nga Pamfleti

‘Kemi epërsi të madhe ndaj Ramës”, Berisha: Në

Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, me këtë shumë i japim një frymëmarrje të re Shqipërisë. Ky ishte premtimi që kreu demokrat, Sali Berisha, bëri gjatë një takimi me banorët e Tiranës në lagjen 4, të cilët i cilësoi si një komunitet të mrekullueshëm njerëzish të ndershëm, punëtor dhe dinjitozë.

Berisha u shpreh se për çdo qytetar në ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim, që ka vetëm një prind, për çdo student me bursë dhe me këtë shumë ne garantojmë për këta qytetarë që numërojnë kafshatën 6.3 euro në ditë, pak është, por mjerim nuk është.

Çdo ditë që na ndan nga 11 maji është një apel, një kushtrim për ne. Janë sirenat që na ftojnë të bëjmë të gjithë përpjekjet tona për fitoren e shkëlqyer, historike që presin banorët e lagjes numër 4 dhe shqiptarët në të 4-anët e vendit.

Mbrëmë pas mesnate jam kthyer nga një tur në jugun e Shqipërisë. E gjeta jugun në këmbë, më të vendosur, më të gatshëm se kurrë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe, nga kjo sëmundje e rëndë, që quhet Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Berisha.

Ai u shpreh se PD dhe aleatët e saj kanë një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë.

Kemi një mbështetje të fuqishme, një entuziazëm të paparë më parë.

Kemi një program i cili me të vërtetë, çdo orë dhe çdo ditë po pushton gjithnjë e më shumë, mendjet dhe zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Ky program ka si qëllim kryesor, më kryesor, një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë.

Tek pensionistët, për një jetë më të mirë.

Tek të rinjtë, për shanse shkollimi dhe punësimi reale.

Tek bizneset për shanse të vërteta suksesi.

Tek punonjësit përmirësim dhe respekt të punës së tyre.

Por ka para së gjithash rikthimin e parave të shqiptarëve, tek qytetarët.

Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie.

Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre.

Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre.

Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij.

Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu”, tha ai.

Lini një Përgjigje