
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, nga Shkodra, ku po zhvillon takimin e rradhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka kursyer batutat në drejtim të burrave që votojnë opozitën.
“Burrat shqiptarë e kanë ditur që gratë janë më të zgjuara se ata. Nuk kanë dashur ta pranojnë, janë përpjekur të thonë jemi ne këtu, ne i dimë gjërat, i vendosim gjërat, sa më shumë i bien gjoksit nëpër kafe aq më të urtë janë me gratë.
Më vjen keq që duke i kushtuar në këtë rrugëtim drejt 11 majit me takime me gra dhe vajza kam mërzit disa burra.
Përpiqen të më fusin në sherr me burrat e Shqipërisë, unë se kam problem por nuk është e vërtetë ajo që thonë. Ajo që them pa gajle është që ne të PS hyjmë në çdo fushëbetejë elektorale me një avantazh se 56% e grave dhe vajza mbështesin PS.
Ata që zgjedhin kënetën unë mendoj që janë gjysmakë, çyrykë, unë nuk them se janë në përditshmëri, por politikisht nuk mbushin”, tha Rama.
Në vijim, kreu socialist u shpreh se burrat shqiptarë i kanë besuar gjithmonë grave, sepse e dinin se ato ishin më të zgjuara nga ata, por asnjëherë nuk kanë dashur ta pranojnë, sepse donin të thonin “ne jemi këtu, ne i vendosim gjërat, ne i marrim vendimet”.
“Arsyeja e parë pse unë besoj se këto takime me gra e vajza në pjesëmarrje masive, që janë pararoja e armatës së fitores së 11 majit, janë shumë të rëndësishme sepse mua jeta politike më ka mësuar, sesa të drejtë kishte Thaçer kur thoshte se do muhabet ulu e bëje me burra, do të mbarosh punë shko dhe bëje me gratë.
Pse mërziten ata?
Sepse duan të më fusin tani në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë. Nuk është e vërtetë, sepse ajo që them, do e them pa asnjë gajle, ne të PS hyjmë në zgjedhje elektorale me avantazh sapo fusim këmbën në fushë, sepse 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë mbështesin PS-në. Ka qarqe që shkon e më shumë.
Kur vjen puna te burrat nuk jemi në këtë diferencë me kënetën, e prapë gjysma e burrave votojnë PS-në. Pra kemi gjysmën e burrave, kemi edhe shumicën e të rinjve. Keni parë ju që është mërzitur ajo gjysma tjetër? Ndaj u bëj thirrje që të vijnë këtej e të votojnë PS nëse s’duan të jenë të tillë, ky është test.
Ata thonë kemi ndërtuar ne, kemi bërë gjëra? Ata kanë ndërtuar Noc Rrokun!”, tha Rama.
Lini një Përgjigje