
A do të jetë Sali Berisha kryeministër nëse PD dhe aleatët e saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ fitojnë zgjedhjet e 11 majit?
Mbrëmjen e së enjtes, Belind Këlliçi, drejtuesi politik i demokratëve në Qarkun e Tiranës, gjatë emisionit Opinion tha se për 11 majin nuk po punohet që Kryeministri të jetë Sali Berisha. Deklarata e Këlliçit habiti edhe drejtuesin e emisionit, por edhe të ftuarit në panel. Pak minuta më vonë, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, nga një tjetër studio televizive e konsideroi si lapsus deklaratën e Këlliçit, duke theksuar se Berisha është kandidati i opozitës për Kryeministër.
Ndërkohë, Klevis Balliu, i cili garon për deputet në listën e mbyllur të Tiranës, nga studio e News24 theksoi se në statutin e Partisë Demokratike ka një proces të qartë për zgjedhjen e kryeministrit.
“Në statutin tonë ka një garë primare brenda partisë për të vendosur kryeministrin e vendit. Është një proces që i ngjason primareve të bashkisë. Është kokë më kokë, fiton vetëm një person,” tha Balliu.
Lini një Përgjigje