Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët në selinë blu.
Berisha foli edhe për takimet e Ramës për fushatë elektorale me gratë dhe vajzat, që sipas kryeministrit mbështesin PS.
Duke analizuar gjuhën e kryeministrit, Berisha thotë se gratë dhe vajzat do hakmerren ndaj Ramës.
'Nëse ka sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që i ka shkaktuar me politikat e tij. Përpiqet me elementët të përroi frojdian, absolitusht jo.
Kam bindjen e plotë në fibrën morale të nënave dhe grave do i japin përgjigje. Shifeni në takim si ulin kokat, se është një njeri sfaçiato. Thotë gjëra që nuk i thotë dot kush.', tha Berisha.
Kryesocialisti Edi Rama thotë se Partia Socialiste shumicën e mbështetësve të saj, rreth 56% i ka gra e vajza.
Ai theksoi se duhet vetëm gjysma e burrave për të rrëmbyer një fitore në garën e 11 majit, teksa nuk kurseu as batutat duke nënvizuar se gjysma e pjesës tjetër të gjinisë mashkullore janë çyryk.
"Më 11 maj, falë jush, vajzave dhe grave të Dibrës, Dibra do të votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do të gdhihet rozë. Dibra është grua, Shqipëria është grua dhe Europa është grua. Kjo forcë, mbështetjen më të madhe dhe forcën e saj më të madhe e ka te gratë dhe vajzat. 56% e grave dhe vajzave e mbështesin Partinë Socialiste. Nëse kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave nuk na duhen më shumë. Vetëm gjysma e burrave janë normalë në këtë vend, gjysma janë çyryk.
Më 11 maj do të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Më pyesnin disa: “Pse e filloi fushatën PS nëpër salla me gra?” Përgjigjja ime është: Po me kë të fillonte? Imagjinoni sikur ju të gjitha të iknit nga Shqipëria për një muaj dhe burrat t’i linit këtu. Kur të ktheheni, do të gjeni ca njerëz me bisht.
Unë jam shumë krenar që kemi arritur kaq shumë në këto vite. 15% gra e vajza ka pasur kur kemi nisur rrugëtimin e PS-së, sot janë 40%. Nuk duhet të ndalemi!, tha Rama.
Lini një Përgjigje