TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 20:26

“Unë kam 15 orë në punë”, qytetari: Ti fol si të duash; Çfarë ndodhi në takimin e Lapajt në Përmet

Shkruar nga Pamfleti

“Unë kam 15 orë në punë”, qytetari: Ti fol si

Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet” ishte në një takim me banorë të Vranishtit në Përmet ku edhe ka shpjeguar programin e forcës së tij politike në raport me fermerët, që do i besohet qeverisja e vendit.

Lapaj tha se në fshat do të investohen deri në 500 mln euro, që do të jenë në mbështetje të fermerëve shqiptarë, duke iu mundësuar atyre jo vetëm të punojnë tokat dhe të shesin prodhimet, por që edhe ata që e kanë braktisur vendin të rikthehen.

“Do të hapim bankën kombëtare agrare, kapital 100 mln euro për fermerët të cilët do të shkojnë për të marrë kredi të buta deri në 100 mijë euro për të ndërtuar plantacione, që tju ndihmojmë mos tju lëmë në dorë të fajdexhinjve që të mos ju zhvatin”, tha Lapaj.

Më pas ai u ndal tek financimi për plehërat kimikë, farërat dhe fidanë cilësorë si dhe fertilizuesit dhe kristalorë.

Lapaj foli për subvencionet në bujqësi, pasi më parë të pranishmit në takim thanë se nuk kanë përfituar asgjë.

Por gjatë takimit një nga banorët në mënyrë të çuditshme i tha Lapajt se ai mund të flasë si të dojë dhe sa të dojë, por nuk duhet të harrojë se njerëzit që punojnë në fshat janë ngritur që në 6 të mëngjesit dhe kanë punuar për më shumë se 15 orë.

“Ti fol dhe thuaj çfarë të duash, e di ti si i kam këmbët unë? Ti i ke të pastra, por unë...”, dëgjohet t’i drejtohet i riu, ndërsa Lapaj e fton të flasë nëse ka ndonjë gjë konkrete për të thënë.

Për më shumë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme mes minutave 19:32-20:14.

Lini një Përgjigje