
Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” iu përgjigje akuzave dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, sipas të cilit ish-deputeti demokrat që garon në 11 maj me një tjetër subjekt, po i shërben Edi Ramës.
Shehaj me ironi falënderoi Nokën sepse po e ndihmon që të bëjë të thjeshtë për qytetarët kontrastin mes të dyve.
“Unë falenderoj Flamur Nokën. Faleminderit se po më bën një nder të jashtëzakonshëm. Sa më shumë më sulmon ti Flamur aq më shumë pikë fitojmë ne, aq më shumë qytetarët kanë mundësi të kuptojnë diferencën.
Flamur kam vetëm një kërkesë për ty, mos ndalo, vazhdo vazhdo, dhe thuaj gjithçka. Shumë pak Flamur më shumë ti mund të bësh më shumë, ti ke treguar që mund të bësh më shumë, shko përtej që jam i shitur, patericë, vëllai ka marrë tendera, të lutem vazhdo ngul këmbë.
E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vetë, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre.
Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona. Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament.
Kurrë nuk ka ndodhur në Shqipëri që deputetë të një force politike të pakapur të pakorruptueshme transparente me qytetarët në lidhje me financimet do hyjë në Parlament dhe askush nuk mund ti thotë asgjë, nuk mund ta mbajë peng se jemi njerëz të ndershëm nuk kemi pasur asnjë lidhje me pushtetin e nuk i kemi shtrirë dorën askujt, nuk kemi askënd nga pas që na financon fshehurazi kjo i tremb, kjo tremb opozitën por kjo tremb edhe mazhorancën”, deklaroi kreu i Partisë Mundësia.
Lini një Përgjigje