
Nga Kavaja ku mbajti takimin elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, kreu demokrat Sali Berisha tha se në 11 maj me votën e qytetarëve do i shtypet koka dhe bishti Edi Ramës, ashtu sikundër iu shtyp Sorosit në SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit.
“Hidhni një sy në krahun tjetër.
Çfarë ndodh, çfarë bën. Ka qeverisur 12 vite, nuk ka një rekord për të paraqitur para jush, se edhe atë që ka realizuar ka vjedhur 9 me 1 dhe se thotë dot.
Nuk ka një rekord dhe përpiqet ta kalojë me batuta.
Dhe tani, tani me mantrën e dezintegrimit të familjes, me sulmin kundër familjes, përpiqet tyë grabisë vota.
Ne jemi parti konservatore, parti e traditës, parti e familjes, parti e dashurisë për vendin, e respektit për dinjitetin njerëzor ndaj dhe për ne familja është dhe do mbetet, sa tokësore aq dhe hyjnore.
Dhe i them Edi Ramës se përpjekjet tuaja qesharake, banale, të padenja për të krijuar skeçe gratë kundër burrave, burrat kundër grave janë turpi i dheut, janë turpi yt.
Nënat, motrat, gratë shqiptare janë fisnike, ato së bashku me bashkëshortët, djemtë, vëllezërit i kanë dhënë kombit gjënë më madhështore, familjen e vet.
Ndaj dhe ju garantoj se me 11 maj Edi Rama i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri.
Me 5 nëntor iu shtyp Sorosit në Uashington, me 11 maj Sorosit të Tiranës do i shtypet koka. Dhe ekstremi i majtë, i mbuluar, i maskuar me etiketa të ndryshme do të përfundojë në katakombet e historisë.
Përsëri, Shqipëria në shembullin e Kavajës do të ngrihet fuqishëm në një fillim të ri, në një udhëtim të ri drejt të ardhmes, drejt rinisë së kombit shqiptar, drejt Europës.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje