TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 12:21

Edi Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë.

Ai është pritur në Presidencë nga kryetarja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama po sot pritet të takohet me homologun Albin Kurti, ku në orën 15:00 do të pritet me ceremoni zyrtare në godinën e qeverisë së Kosovës. 

Gjatë qëndrimit në Kosovë Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Vizita e Edi Ramës në Prishtinë vjen një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, ku nesër shënohet 18-vjetori i pavarësisë.

edi rama mbërrin në kosovë

1 Komente

  1. E
    Elvan

    Ne Djall shkofte ky KM-ut, dhe gjithe ushtria e tij patronazhiste.

    Lini një Përgjigje