Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për propozimin e grupit parlamentar të PS për ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale.
Propozimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla.
Berisha thotë se ky propozim cenon rëndë shtetin ligjor dhe vendos qeverinë mbi ligjin i ndërmarrë kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, përmes këtij amendamenti, Rama dhe ministrat e tij synojnë të shmangin hetimet dhe të mbrohen nga përgjegjësia ligjore. Ai pretendoi se mesazhi që u jepet qytetarëve është se zyrtarët e lartë “qëndrojnë mbi ligjin” dhe nuk mund të hetohen. Berisha e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj aspiratave të qytetarëve dhe një mbrojtje të sistemit të korrupsionit.
"Ky është akti më i rëndë më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë që Edi Rama guxon të marrë. Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër dhe nuk mund të hetohen, ju kemi vjedhur dhe do ju vjedhim. Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti. Kjo është goditja me e rëndë që u bëjnë aspiratave të qytetarëve shqiptarë dhe shtetit ligjor. Është mbrojtja më e fuqishëm ndaj sistemit të korrupsionit. Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk u mbetet asgjë tjetër veç imunitetit, por imuniteti është në dorë të Ramës. Unë e paralajmëroj se do paguajë çmimin më të shtrenjtë dhe se po u fakton shqiptarëve dhe votës se çfarë hajduti është ky. Sesi ky njeri i kapur në flagrancë me afera korruptive, vetë, baxhanaku, e shoqja e tij dhe anturazhi i tij tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos ta pezullojë. Pezullimi është e drejtë ligjore që ua njeh ligji.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje