TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 10:00

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do e trajtojmë me përgjegjësi, një prokuror s’mund të marrë peng funksionet kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do e trajtojmë me përgjegjësi,
Edi Rama

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se kërkesa e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut do të trajtohet me përgjegjësi të plotë nga Kuvendi.

Rama tha se ndryshimi i Kodit Penal dhe ccështja Balluku nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa theksoi se fillimisht Parlamenti do të shprehet për imunitetin dhe më pas do të votojë për ndryshimet.

“Rasti konkret është në proces në Kuvendi e Shqipërisë dot ë trajtohet me përgjegjësi që kemi si shumicë qeverisëse.

Kush i lidh këto të dyja, edhe në aspektin kohor, nëse unë nuk gaboj, parlamenti do të shrepet për imunitetin dhe më pas me votë për ndryshim.

Sot nuk është dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur kur të bëhen procedurat”, tha ai.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, Rama paralajmëroi se nuk mund të ndodhë që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon nga pas, të merret peng një funksion Kushtetues.

“Nuk duhet ti shkojë më në mend askush që me fuqinë e prokurorit dhe verbërinë e gjykatësit që i shkon pas prokuronit, të marrë peng një funksion kushtetues, rasti konkret është në proces në Kuvend dhe do të trajtohet me gjithë përgjegjësinë.

Kush i lidh këto të dyja dhe në aspektin kohor, parlamenti do të shprehet përpara për imunitetin dhe pastaj do të kalojë për votë ky ndryshim”, tha Rama.

rama balluku imuniteti

Lini një Përgjigje