Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar i PS, dhe në takim ndodhet edhe numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar.
“Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, kur iu bë pezullimi i pare dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar”, tha Rama.
Rama ka theksuar gjithashtu se vendosja e një kufiri të qartë mes pushteteve është thelbësore për funksionimin e shtetit demokratik.
Rama u shpreh se nuk ka parë, “rreth e rrotull globit të sistemeve dhe vendeve demokratike”, raste kur një anëtar i kabinetit të jetë pezulluar nga detyra për t’i dhënë drejtim një procesi hetimor.
Sipas tij, vendimmarrja nuk duhet të bazohet në arsye politike për të ruajtur ekuilibra të momentit, por në arsye kushtetuese.
“I kemi parë rreth e rrotull globit të sistemeve dhe vendeve demokratike që të jetë pezulluar një anëtar kabinet për ti dhënë një drejtim këtij procesi.
Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsye kushtetuese merret një vendim i bazuar në arsyet politik për të mbajtur ekuilibra politik.
Mosvendimi bënë që cdo njëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jenë vunerabël ndaj pezullimit. Që kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë e dalin qentë dhe minjtë, këtë bën kjo. Në këtë nuk do ta lejojmë. Kjo nuk ka lidhje me asnjë cënim të të drejtave që u jep pushtetit gjyqësor pavarësia që i kemi dhënë ne me vullnetin tonë dhe të padiskutueshëm, pas 100 vjetësh”, tha Rama.
Sa e mire kjo Ballukja, ka dhene doreheqjen por ama, Rama nuk ja paska pranuar.. Cfare njerez te sakrifices paskemi ne qeveri. O njerez turp te keni qe dyshoni ne miresine dhe hajduterine e Qeverrrrrrise..Sa te keni Ramen dhe Balluken, jeni ne duar te sigurta ????
rrenacak. ne te gjithe globin, edhe ne diktature, Kur prokuroria vendos pezullimin e nje anetari te qeverise, kjo zbatohet aq me teper kur kerkon arrestin do te thote se ka fakte. Ti po fut ne burg njerez per parkim te dyfishte nderkohe keni vjedhur edhe telat e telefonit dhe nuk doni te pezulloheni..
Jam plotesisht dakort nuk mun te e rrim duke mbajtur sehir ndaj disa prokuroreve te cilet mendojn se ata dhe vetem ata mund te venosin mbi jeten e njerezve qofshin te pa fajshem